Rreze drite në Itali! Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit tregon datën, ja kur na kthehet Seria A

Nga Klaudio Ndreca

Pas shumë vuajtjesh dhe një izolimi të stërmundimshëm që ka zgjatur prej shumë kohësh, në Itali mund të shohin pak rreze drite. Numri i infektimeve të reja ka ardhur në ulje, ndërsa paralelisht po shtohen edhe personat e testuar.

Pra kemi të bëjmë me një optimizëm për të mposhtur ndeshjen jetike dhe më të vështirë kundër COVID-19. Pastaj do të ketë vend për të diskutuar edhe përballjet futbollistike, ku pritet kthimi i Serisë A.

Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina ka deklaruar se pritet që të nis në fillimin e qershorit. Madje edhe një javë më herët nëse gjithçka do të shkojë sipas planit, ndërsa stërvitjet mund të nisin në datën 4 maj, duke zbatuar edhe protokollin e shtetit. /Sport Ekspres/