Qeveria britanike këshillon tifozët kundër Kosovës: Kujdes nga vjedhjet dhe uji jo i pijshëm

Kosova do të ketë përballë në datën 17 nëntor një nga përfaqësueset më të mira të botës, Anglinë. Tre luanët do të luajnë kundër daranëve në stadiumin “Fadil Vokrri” në kuadër të kualifikueseve për Euro 2020, ndërsa qeveria britanike ka bërë publike në faqen e saj në web një listë udhëzimesh për tifozët anglezë që kanë vendosur ta ndjekin përfaqësuesen e tyre nga afër në Prishtinë.

Kështu qeveria beritanike këshillon qytetarët e saj që të jenë të vëmendshëm në aeroport apo në përdorimin e transportit publik në mënyrë që të mos grabiten, ndërsa i udhëzon që sendet me vlerë dhe paratë e tepërta “cash” t’i lënë në hotel, ku mund të jenë më të sigurta. Një tjetër këshillë që qeveria britanike u jep qytetarëve të saj është edhe shmangia e pirjes së ujit nga rubineti për arsyen e vetme se nuk është i pijshëm. Ndër të tjera përmendet edhe përdorimi i taksive, të cilat cilësohen si të lira krahasuar me standartis britanik, por gjendja e automjeteve në Prishtinë mund të jetë në gjendje të keqe./Sport Ekspres/