Olsi Teqja kërkonte të shihte forcën e Gjicit, presidenti ia plotëson dëshirën me ultimatumin e radhës

Kukësi vazhdon të tregojë një formë të dobët megjithëse 12 javë kampionat kanë përfunduar tashmë. Kjo gjendje duket se po ia sos durimin Safet Gjicit, që ka vendosur të japë një ultimatum për ekipin etij. “Presidenti jonë është i fuqishëm dhe duhet të tregojë forcën e tij”, do të shprehej pas humbjes ndaj Laçit në ndeshjen e fundit futbollisti Teqja dhe presidenti i verilindorëve ia ka vënë veshin fjalëve të tij.

Skuadra e Kukësit ka kohë 4 javë për të përmbushur ultimatumin e Gjicit, që kërkon me patjetër 4 fitore në 4 ndeshjet e radhës të Superiores, në të kundërt ndëshkimeve nuk do të mund t’i shpëtojnë as trajneri Duro e as lojtarët. Madje gjërat shkojnë larg, teksa futbollistët që nuk shfaqin formë të mirë në fushën e lojës mund të përfundojnë pa marrë rrogën e tyre. Ndeshja e radhës do të jetë kundër Bylisit të surprizave, por Safet Gjici e ka gjithçka të qartë: Kjo gjendje duhet të ndryshojë me patjetër dhe duhet të ndodhë tani sa Partizani nuk ka nisur të fluturojë ende i vetëm në krye. /Sport Ekspres/