Mbrojtësin kuqezi e lartësojnë në Itali, gati të hedhë hapin tjetër në Kombëtare

Prestigjozja italiane “Gazzetta dello Sport” i ka kushtuar një artikull për mbrojtësin shqiptar Masimiliano Doda. Ky i fundit luan për ekipin e Palermos në Serinë D dhe nesër do të zbresë në fushë me ngjyrat kuqezi, ku do të luajë në miqësoren që 20-vjeçarët shqiptar do të zhvillojnë në “Elbasan Arena” ndaj bashkëmoshatarëve të Kroacisë.

Gazeta italiane e vlerëson futbollistin shqiptar, të cilin e sheh gati të ngjisë shkallën e radhës në Kombëtaren shqiptare, për t’u vënë nën urdhërat e Alban Bushit te Shpresat e Shqipërisë, ku mund të bashkohet edhe futbollisti tjetër i Palermos, Kraja. Ndërkohë theksohet se Federata Shqiptare e Futbollit e ka pasur nën vëzhgim Masimiliano Dodën, madje ende vijon ta ketë nën mbikëqyrje në ndeshjet e luajtura prej tij në Itali./Sport Eksres/