Kristal Abazaj në kombëtare, ky është lajmi i bujshëm i ditës së sotme. Trajneri i ekipit kombëtar të fubollit Kristian Panuçi ka publikuar sot edhe listën e lojtarëve që do të grumbullojë për ndeshjen miqësore të 26 marsit në Elbasan, me përfaqësuesen e Norvegjisë.
Në listën e trajnerit për këtë ndeshje shikohen edhe grumbullimet e disa lojtarëve të rinj që vijnë për herë të parë në këtë skuadrën kombëtare të futbollit, në një kohë që një pjesë tjetër mungojnë edhe për efekt dëmtimi. Vjen Herdi Prenga, ish-mbrojtësi i Shqipërisë U-21, i cili luan te Inter Zapreshiç në Kroaci. Risi është emri i Bujar Likës, mbrojtës 25-vjeçar,i cili në janar kaloi nga Shafhauzen te Grasshopers. Gjithashtu, Enis Gavazaj është pjesë e kombëtares A, duke u ftuar më në fund, sepse kishte kohë që vëzhgohej nga Panuçi.
Më poshtë vijon lista e lojtarëve të grumbulluar…
Po Ali Sowe-n e paska harruar Panuci?! Mos…!!! 😛