Kush kishte dyshime për mbushjen në “Air Albania”? Shifra të çmendura për derbin, në 4 orë

“Air Albania” do të mirëpres derbin mes Partizanit dhe Tiranës, kryendeshjen e javës së 15 të Superiores. Një interes i jashtëzakonshëm është për këtë takim, pavarësisht se të dyja ekipet vijnë nga një humbje në takimet e fundit apo edhe gjendjes kaotike te bardheblutë.

Shumë dyshime ka pasur për mbushjen e një stadiumi si “Air Albania” në kampionatin shqiptar. Por faktet flasin ndryshe, teksa në vetëm 4 orë nga dalja e biletave, janë shitur rreth 7 mijë bileta. Shifra këto që kapin edhe Kombëtaren, ndërsa stadium pritet të jetë i tejmbushur. /Sport Ekspres/