Jo vetëm fjalë, tifozët grek nisen drejt Shqipërisë për ushqime dhe barna mjekësore

Solidarizimi i madh nga Greqia për Shqipërinë dhe momentet e vështira që ne po kalojmë, nuk ka ardhur vetëm me fjalë, por edhe me vepra. Tifogrupi besnik i Iraklis, ka njoftuar mbërritjen e një pjese të anëtarëve të tyre në Shqipëri.

Me vete janë marrë rroba, barna mjekësore dhe ushqime për të prekurit nga tërmeti. Si një vend që e ka përjetuar një tragjedi të tillë, grekët kanë dhënë një mesazh fantastik për të treguar se humanizmi dhe solidarizimi nuk njeh kufijë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *