Hysaj flet para ndeshjes me Turqinë: U thashë djemëve, mos kini frikë asgjë

Elseid Hysaj do të jetë mungesa e madhe e Kombëtares për ndeshjen me Turqinë. Një dëmtim i pësuar në ndeshjen e fundit me Napolin, ka bërë që kapiteni të mos jetë i gatshëm për këtë “finale”.

Në një prononcim për “Supersport”, mbrojtësi shkodran ka treguar pak edhe nga biseda me lojtarët e Shqipërisë: “I kam thënë djemëve para ndeshjes, pasi i kam takuar. Mos kini frikë asgjë. Futuni aty dhe bëni lojën tuaj, atë që dini më mirë.

Duhet të jemi të gjithë bashkë për t’ia dalë. Nuk duhet të marrim flakë shpejt në lojë. Unë kam ardhur për ta ndjekur këtu, pasi e kisha të vështirë të qendroja larg. Për ndeshjen e radhës me Moldavinë do të kthehem sërish në Itali për të bërë disa ekzaminime të tjera”, ka thënë Hysaj. /Sport Ekspres/