Brenda 90 minutash, Luftëtari ka humbur një ndeshje dhe dy lojtarë. Disfata kundër Kamzës ka qenë një goditje e rëndë në kampin gjirokastrit, mbi të gjitha për faktin se u bënë edhe gafa të rënda, si kartoni i kuq marrë në fund nga portieri Festim Miraka.
Pas ndeshjes klubi kreu një mbledhje urgjente dhe mori një vendim drastik, duke gjobitur dhe pezulluar pikërisht portierin Miraka, për shkak se pati sjellje të dhunshme në fushë, por edhe në dhomat e zhveshjes ndaj shokëve të skuadrës.
Gjithashtu, sulmuesi Fabrizio Nunjez, për reagim ndaj zëvendësimit dhe fyerje të trajnerit është ndëshkuar me gjobë dhe është pezulluar pa afat nga skuadra. Luftëtari bën me dije se në ditët në vijim do të ketë të tjera zhvillime në skuadër.