Historia në Champions, mediat masakrojnë 17-vjeçarin ndaj Napolit: Si Kariusi, vetëm 3 minuta

Napoli ka arritur ta mbyllë pjesën e parë në shifrat 2-0 kundër skuadrës së Genkut. Këta të fundit ishin ndërkohë të eleminuar nga faza e grupeve dhe për këtë arsye trajneri i belgëve ka vendosur t’i japë hapësira edhe lojtarëve të rinj. Kështu në portën e Genk ka debutuar Maarten Vandevoordt, i cili ka vendosur edhe rekord në këtë kompeticion.

Futbollisti në fjalë është vetëm 17 vjeç dhe bëhet në këtë mënyrë portieri më i ri në historinë e Champions League. Por debutimi i tij nuk ka shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme, pasi e ka mbajtur portën të paprekur për vetëm 3 minuta. Pas një gabimi të bërë prej Vandevoord, Napoli përfiton dhe Milik e dërgon topin në rrjetë, gjë të cilën e përsërit edhe dy herë të tjera.

Por mbrëmja përkeqësohet edhe më shumë për portierin 17-vjeçar, i cili ndërhyn në mënyrë të gabuar dhe i fal kundërshtarëve një penallti në minutën e 38 të takimit, që më pas shndërrohet në gol nga Milik. Një mbrëmje për t’u harruar kjo për Vandevoord, i cili përveç vendosjes së rekordit, nuk do të marrë me vete asgjë pozitive. Ndërkohë mediat në Europë kanë nisur menjëherë të “masakrojnë” portierin duke e krahasuar me gafat e Karius. Me sa duket Champions League është një barrë e rëndë për shpatullat e një 17-vjeçari./Sport Ekspres/