Goditja e dënimit dhe e drejta për ta ekzekutuar, në Brazil e zgjidhin me lojën guri, fleta dhe gërshëra

Një situatë komike ka ndodhur në kampionatin brazilian të futbollit gjatë ndeshjes mes Vasco da Gamas dhe Chapecoenses të zhvilluar dje. Në minutën e 27 gjyqtari kishte akorduar një goditje dënimi në një pozicion shumë të favorshëm, por rreth topit shkuan tre futbollistë. Dilema kush do të marrë përsipër ekzekutimin shuhet përmes një mënyre që për herë të parë lind në këtë ndeshje.

Kështu, njëri prej lojtarëve propozon që zgjidhja të vijë përmes lojës guri, letra dhe gërshëra. E marrë disi me të qeshur në fillim nga Guarin, por në fund kjo ishte ajo që vendosi se cili lojtar do të gjuante topin. Ish-futbollisti i Interit doli fitues nga kjo lojë, duke qenë pikërisht ai që më pas do të ekzekutonte atë goditje dënimi, që për fatin e tij të keq nuk përfundoi në rrjetë./Sport Ekspres/