Gazetari sportiv më i njohur në Itali, sensibilizohet për termetin: Nuk e harroj kurrë Shqipërinë

Shumë sensibilizime kanë ardhur nga bota e sportit sa i përket asaj që po ndodh në Shqipëri. Mes tyre ishte edhe gazetari i njohur italian, Gianluca Di Marzio. Nëpërmjet një postimi të shpërndarë në “Instagram”, ka postuar një foto ku merr fanellën e Shqipërisë nga presidenti i FSHF-së, Armand Duka.

“Asnjëherë nuk do ta harroj mikëpritjen që kam marrë nga Shqipëria, një vend që ka nevojë për ndihmë dhe afeksion sot. Edhe pse jam larg në kilometra, gjendem pranë jush”, shkruan Gianluca Di Marzio. Ndërkohë duhet theksuar se një ndihmë e madhe dhe solidaritet vendit tonë i ka ardhur pikërisht nga Italia. /Sport Ekspres/