Florian Kamberi i lë derën hapur Shqipërisë: Është shtet vëllazëror i Kosovës, njësoj për mua

Florian Kamberi është një nga sulmuesit më të mirë në Skoci. Me ekipin e Hibernianit, ka arritur që të shënojë në shumë raste, por mbi të gjitha është një tip sulmuesi që Kombëtarja nuk e ka në zotërim aktualisht.

Jo vetëm për të finalizuar aksionet, por edhe aftësi të mëdha ka në driblimet ndaj kundërshtarit. Në një intervistë të fundit të dhënë për mediat skoceze, Kamberi që më parë ka përfaqësuar të rinjtë e Zvicrës, i ka lënë derën hapur edhe Shqipërisë.

“Është e vështirë për mua që të them kush janë shanset më të mëdha dhe për kë do të luajë, pasi nuk e di se çfarë mendojnë saktësisht ata për mua. Unë kam lidhje me të gjitha këto vendet. Jam rritur në Zvicër. Të dy prindërit i kam nga Kosova dhe kam qenë shumë herë atje për pushim. Por edhe Shqipëria është një shtet vëllazëror i Kosovës, është e njëjta gjë për mua në fundin e ditës.

Nuk kam asnjë preferencë. Nuk kam thënë kurrë që një prej tyre vjen si zgjedhje e parë. Do të jetë privilegj që t’i prezantojë. Por nuk kam marrë një telefonatë prej tyre dhe jam duke pritur”, ka thënë Florian Kamberi. /Sport Ekspres/