Falënderime për të gjithë, Lilaj i jep lamtumirën Korçës

Sabien Lilaj do të luajë për dy vitet e ardhshme në kampionatin azer me skuadrën e Gabalës. Vetë mesfushori ka reaguar përmes një postimi i “Facebook”, ku ka falënderuar kubin e Skënderbeut dhe të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë aventurës së tij në Korçë, por në të njëjtën kohë bën me dije dhe se kush ka qenë ai që ka realizuar transferimin e tij në klubin azer: “Përshëndetje miq. Në radhë të parë dua të falënderoj të gjithë stafin e Skënderbeut, tifozët dhe qytetin e Korçës për këto vite të paharrueshme bashkë. Nga sot për dy vitet e ardhshme do të jem pjesë e Qabala FC në kampionatin e Azerbajxhanit. Falënderoj familjen time në radhë të parë që më ka qëndruar pranë në çdo hap të karrierës dhe agjentin tim Franci Bode për këtë transfertë të kryer. Me respekt Sabien Lilaj! Baku, Azerbajxhan”, përfundon postimi i Lilajt.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *