Ekskluzive/ Nuk pritet më gjatë, FSHF merr përfundimisht vendimin për Rejën te Kombëtarja

Shumë dyshime janë hapur për vazhdimësinë e Rejës te Shqipëria, duke folur edhe për divorcin. Më së shumti çështja lidhej me moshën e trajnerit dhe një projekt afatgjatë, por vendimi është marrë. Sipas zhvillimeve të minutës së fundit, “Sport Ekspres” zbulon nga burimet e saj se trajneri italian do të jetë në krye të Kombëtares.

Më saktësisht bëhet fjalë për një zgjatje të një kontrate 4-vjeçare, ku do të vazhdojë ndërtimi i Shqipërisë së ardhshme. FSHF ka vendosur në këtë mënyrë që të mos i futet eksperimenteve, por të besojë vazhdimësinë e një projekti të nisur dhe që po jepte frytet e saj, pavarësisht rezultateve të fundit.

Në përballjet ndaj Andorrës dhe Francës nuk duhet të harrojmë se Shqipëria kishte dalë nga gara e kualifikimit në Europian dhe kjo përbën një ndryshim të madh për lojtarët. Tashmë pritet që të vijë edhe një komunikatë zyrtare mbi këtë vendim, por gjithçka mbetet formale. /Sport Ekspres/