Egbo është ngushëllimi i vetëm, Laçi e gjen Tiranën me tre trajnerë të ndryshëm

Tirana do të luajë ditën e dielë kundër ekipit të Laçit. Bardheblutë janë nën drejtimin e përkohshëm të Emanuel Egbo, që në dy ndeshjet e fundit ka arritur të marrë dy fitore, madje njëra me një peshë të madhe në derbin kundër Partizanit. Nigeriani ka arritur që të grumbullojë në këtë mënyrë më tepër pikë se sa Ahmataj, i cili ishte në krye të pankinës për 5 jave dhe mori vetëm 5 pikë. Kështu Egbo mbetet momentalisht ngushëllimi i vetëm i kryeqytetasve, për të vazhduar ecurinë e fitoreve dhe për ta mbyllur vitin me moralin lart.

Ndërkohë, Laçi do e gjejë Tiranën me shumë ndryshime këtë herë. Kanë kaluar vetëm 9 javë që nga përballja e fundit e këtyre skuadrave në Superiore dhe që preja asaj periudhe tre trajnerë të ndryshëm janë ulur në pankinën e Tiranës. Stoli bardheblu nuk ka gjetur qetësi këtë sezon, ku vazhdimësia është diçka që akush nuk po e arrin dot te kryeqytetasit./Sport Ekspres/