E thirri Panuçi për herë të parë te Kombëtarja, Partizani e refuzon Egli Kajën në merkato

Egli Kaja është aktualisht pa skuadër, ndërsa ishte pjesë e Ligës së Dytë në Angli. Bëhej fjalë për ekipin e Northampton, ndërsa këtë lojtar e kemi parë më tepër të dëmtuar sesa në fushën e lojës. Pikërisht për këtë arsye edhe largimi nga Anglia, ndërsa Kaja mbetet në pritje të një skuadre.

I thirrur te Shqipëria për herë të parë në kohën e Panuçit, nuk arriti dot që të merrte minutat e tij në fushë. Gjithsesi “Fansat e futbollit shqiptar” mëson edhe një të dhënë të veçantë sa i përket këtij futbollisti, që i është ofruar Partizanit, por drejtuesit e këtyre të fundit nuk kanë pranuar. Ky vendim ka ardhur duke parë dëmtimet e shpeshta të tij, duke u frikësuar se mos rezulton një tjetër dështim si me Edgar Çanin. /Sport Ekspres/