Dorian Kërçiku hap modën e re, Xhemalaj stërvitet me Erzenin dhe largohet për te Teuta

Rasti i Dorian Kërçikut duket se ka hapur një modë të re në këtë merkato të dimrit. Në ditën e djeshme do të vinte zyrtarizimi i Orion Xhemalaj, që kaloi nga Teuta për te skuadra e Erzenit. Shumë të gëzuar ishin këta të fundit që morën një përforcim nga Superiorja, për të bërë sadopak diferencën në një nivel më poshtë të futbollit shqiptar.

Por gjërat nuk shkuan sipas planit. Ditën e sotme futbollisti është stërvitur me klubin e ri, Erzenin. Menjëherë pas mbylljes së saj ka ndryshuar mendjen dhe është larguar sërish drejt Teutës, duke i lënë drejtuesit e klubit të hapur me vendimin. Të paktën ky është njoftimi që vjen nga ana e Erzenit në Facebook. /Sport Ekspres/

Njoftimi i plotë

Orian Xhemalaj nuk eshte lojtar i Erzenit . Diten e djeshme drejtuesit e ekipit ranë dakort me Orian Xhemalajn dhe ekipin e Teutes . Diten e sotme lojtari do dilte ne stervitje me ekipin tonë . Sot lojtari ka ndërruar mendje dhe nuk ka pranuar të largohet nga Teuta .