Zbulohet misioni i Totit në “Air Albania”, erdhi si skaut i agjensisë së Gareth Bale

Françesko Toti ishte i pranishëm në “Air Albania”, për të parë takimin mes Shqipërisë dhe Francës. Legjenda e futbollit italian nuk erdhi vetëm për të kaluar disa kohë të bukura në Tiranë, por me misionin për të përmbushur punën.

Mediat italiane raportojnë se Toti erdhi si skaut i “Stellar Group”. Pikërisht kompania që menaxhon shumë emra të njohur, mes të cilëve spikat edhe Gareth Bale, Pickford, Rojo, Niguez, Rojo, por ka edhe shumë lojtarë të tjerë “të panjohur”. Shumë lojtarë administrohen nga kjo kompani, ndërsa Toti duhej të shihte disa elemente që mund të jenë pjesë e “Stellar Group” në të ardhmen dhe të menaxhohen nga ta, megjithëse për momentin nuk janë publikuar emra konkret. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online