Rei Manaj e ka ndërprerë bashkëpunimin me Watford dhe tani është lojtar i lirë. Përtej dëmtimit, sulmuesi nuk arriti të përshtatej me futbollin në Angli.
Disa propozime kanë mbërritur për Manajn që ka si favorizim faktin që është pa klub. Mes tyre, në Spanjë raportojnë se në listë është edhe Albecete.
Një ekip i njohur për Manajn pasi ka qenë pjesë e tyre në 2018-2020. Ai ka lënë kujtim të mirë te tifozët dhe në skuadër teksa prej tyre do të kalonte te Barcelona. Problemi kryesor mbetet pagesa pasi Manaj kërkon më tepër. Nga krahu tjetër, Albacete ka vetëm dy pikë më pak se Granada e Uzunit në La Liga dhe kërkon ngjitjen në La Liga. /Sport Ekspres/