Erand Ibrahimi ishte i ftuar në studion e emisionit “Ora Sport“ në “Ora TV“, ku ka folur edhe për punën e bërë nga Silvinjo në këto muaj të parë në krye të pankinës së Shqipërisë. Drejtori i projekteve në FSHF tregon se trajneri brazilian është duke kryer një punë intensive dhe i ka të qarta planet e tij. Ibrahimi zbulon se Silvinjo dëshiron që filozofinë e tij të lojës ai dëshiron ta përcjellë në shqip te lojtarët dhe për këtë arsye përkthyesi, përveç përkthimit gjuhësor, do të ketë për detyrë të përçojë edhe emocionet e trajnerit. Sa i përket Zabaletës, duket se të gjithë janë të befasuar me aftësinë e tij të natyrshme për të motivuar futbollistët.
“Misteri ka sjellë një frymë që është vërtetë mahnitëse nga pikëpamja e motivimit, që pa filluar ende kontakti me ekipin, e ka injektuar. Edhe filozofia e punës, që rri në Shqipëri, megjithëse për momentin është duke takuar të gjithë lojtarët. Ai shkon takon lojtarët e Kombëtares, aty ku janë ata nëpër klube. Ata janë permanentë këtu. Është i gjithë stafi i injektuar në Federatë. Po shfrytëzojnë të gjithë strukturën tonë për të zhvilluar takimet, video-analizat, të gjithë pjesën e organizimit të logjistikës së ekipit.
Kuptohet që ai e ka shumë të rëndësishëm komunikimin dhe do ketë një person që do ta përkthejë në formë interpreti. Për të është shumë i rëndësishëm jo vetëm komunikimi, por edhe transmetimi i emocioneve të tij. Thelbi është që ai gjithë filozofinë e lojës që do ndërtojë do ta përçojë te lojtarët në gjuhën shqipe dhe përkthyesi, që në fakt nuk do të jetë një përkthyes i mirëfilltë, por do të jetë edhe përçuesi emocional i atyre që do të thotë Misteri.
Ai është shumë i qartë, që ajo që do të transmetohet te lojtarët, nuk duhet të transmetohet vetëm nga ana gjuhësore, por edhe nga ana emocionale. Ai ka shëtitur në Shqipëri, por nuk ka bërë turistin. Ai ka parë stadiumet, ku janë impiantet kryesore ku mund të grumbullohen. Ka shkuar në Rrogozhinë, ka shkuar te kompleksi i Partizanit, i ka parë të gjitha. Shikon infrastrukturën dhe stërvitjet.
Zabaleta është motivuesi më autentik që mund të ketë Kombëtarja për momentin, pavarësisht nga pikëpamja teknike që është ndihmësi. Ka një natyrë që është motivues. Që kur flet ai ta mbush mendjen që ajo që po thotë është shumë e drejtë. Ai është lu.ftarak, ka qenë lojtar lu.ftarak”, ka thënë Erand Ibrahimi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/