Stiven Shpendi po vazhdon me golat e shënuara te Cesena. Sulmuesi 19-vjeçar ka realizuar 2 gola në ndeshjen me Entellan e mbyllur me shifrat 4-0. Shpendi realizoi golin e parë të takimit dhe të mbylljes së spektaklit.
Nga krahu tjetër, Entella është në vendin e dytë në Serinë C dhe kërkon që të kthehet në Serinë B. Pas këtyre golave, Stiven Shpendi shkon në kuotën e 11 golave të shënuara në 32 ndeshje. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/