VIDEO/ Situatë absurde në fundin e Kastrioti-Tirana! Dede në pritje të fitores së parë, spektakël nga Laçi

Nevil Dede mbetet ende në pritje të fitores së parë nën drejtimin e Tiranës. Tekniku i bardhebluve nuk ka arritur që të marrë tre pikët e para me ekipin kampion as në përballjen kundër Kastriotit. Fillimisht ishte Ernest Muçi që krijoi iluzionin e suksesit duke kaluar në avantazh miqtë pa nisur mirë takimi.

Megjithatë Kastrioti po tregon se është “kockë e fortë” në këtë kampionat duke barazuar me Silvën në minutën e 35. Pavarësisht tentativa të Tiranës për të marrë fitoren në këtë transfertë nuk ia arritën dot qëllimit. Në fund është krijuar edhe një situatë absurde atje ku vendasit kanë kërkuar një penallti dhe kanë protestuar te arbitri. Megjithatë përsëritjet e pamjeve treguan se kryesori veproi drejt pasi topi kishte prekur në kokën e Najdovskit dhe jo në dorën e tij.

Nga krahu tjetër është Laçi që ka dhuruar spektakël kundër Apolonisë duke fituar në shifrat 6-1. Goli i parë i ardhur nga ana e Omerit te Apolonia vetëm sa ka nxehur Nuabuezen dhe kurbinasit. Sulmuesi i Laçit arriti që të shënonte tre gola, ndërsa më pas listën e plotësuan dopieta nga Xhixha dhe Marku. Sa i përket përballjes mes Bylisit dhe Teutës është ndarë në rrjeta të paprekura. /Sport Ekspres/

Kastrioti-Tirana 1-1 Silva 35’/ Muçi 8’

Laçi-Apolonia 5-1 Nabueze 37′, 39′, 61′, Xhixha 62’/, Marku 85’/  Omeri 23′

Bylis-Teuta 0-0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *