Redon Xhixha ka shënuar golin e parë në kampionat te Qarabag. Sulmuesi shqiptar tundi rrjetën në fitoren 0-6 të Sumqayit në transfertë. Ish-lojtari i Tiranës u aktivizua në minutën e 68 të takimit. Por në golin e shënuar, kishte një devijim nga mbrojtësi kundërshtar.
Sipas të gjitha gjasave ky gol do t’i akordohej lojtarit të Sumqayit si një autogol. Menjëherë pasi u gjet rrjeta, Xhixha ka shkelmuar me nerva topin. Nuk dihet nëse kjo ishte një shfryrje për faktin se po e nis nga stoli apo për faktin se nuk e devijoi dot topin i vetëm për të marrë autorësinë e plotë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/