Interi ka arritur të fitojë me shifrat 1-0 ndaj Portos në ndeshjen e parë të fazës me eliminim në Champions. Lukaku hyri nga stoli dhe i dha fitoren zikaltërve në minutën e 86. Më herët Otavio e la me 10 lojtarë Porton pasi mori kartonin e dytë të verdhë në 78.
Nga krahu tjetër Leipzig ka mbajtur barazimin 1-1 ndaj Manchester City. Mahrez shënoi në të 27, ndërsa Gvardiol barazoi në minutën e 70 duke lënë gjithçka të hapur për ndeshjen e radhës. /Sport Ekspres/