“Skaneri” i Gerti Çarçanit kthehet sërish për të zbërthyer në detaje futbollin shqiptar, për skenat e shfaqura nga syri i kamerave dhe për zbuluar të gjitha prapaskenat e ndodhura. Këtë herë do të ketë vetëm një ndryshim të vogël, televizioni.
Skaneri i drejtuar nga Çarçani do të transmetohet në “MCN Televizion”. Ekipi fitues nuk mund të ndryshohet për asnjë arsye të vetme. E bëri Partizani dhe Tirana pasi u shpallën kampion dhe dështuan! Për këtë arsye edhe Çarçani nuk dëshiron që të hidhet në aventurë për të provuar eksperimente të reja.
Sulejman Starova, Nevil Dede, Ermal Tahiri dhe specialist i moviolës, Bujar Pregja, do të jenë emrat e zakonshëm që do t’i shohim në këtë emision të ri sportiv. Skema është e qartë: “Mbro idetë e tua dhe sulmo menjëherë për kundërshtitë në tezat e shtruara nga të ftuarit e tjerë”.
Ky emision do të marrë jetë në datën 1 mars dhe do të shfaqet të hënën dhe të enjtën duke nisur nga ora 22:30. Kur të gjitha ndeshjet që mund të luhen gjatë këtyre ditëve do të kenë mbaruar, telekomanda merr drejtimin nga “MCN Televizion” për të skanuar gjithçka është parë dhe nuk është ndjekur nga syri i sportdashësit. /Sport Ekspres/