VIDEO/ Ernest Muçi fiton një sfidë të veçantë te Legia e Varshavës, është më i shpejti me top edhe kur kthehet në “kamarier”

Legia e Varshavës ka menduar për një sfidë të veçantë në stërvitje. Klubi polak ka vendosur në duel Robert Pich dhe Ernest Mucin. Të dy lojtarët duhej që të ecnin me topin dhe njëkohësisht të mbanin një tabaka me disa gota uji, ku asnjë prej tyre nuk duhej të derdhej.

Lojtari që do ta mbyllte më shpejt sfidën, do të fitonte duelin. Në fund ishte Ernest Muci që arriti ta mbyllte më shpejt se Robert Pich, megjithëse të dy lojtarët nuk derdhën asnjë prej gotave. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *