Tirana-Teuta 0-2 Emiljano Vila 10′, 80′
Teuta e Martinit është kthyer në “mace të zezë” për Tiranën. Ekipi durrsak arriti të fitonte në kryeqytet me shifrat 0-2 dhe me një penallti të humbur nga Sherif Kallaku. Goli i parë i ndeshjes u shënua nga Emiljano Vila në minutën e 10. Kallaku kishte shansin e artë të dyfishonte në fundin e pjesës së parë, por Bekaj i priti penalltinë.
Tirana nuk kishte forcë reagimi, ndërsa Gruda e la Teutën me 10 lojtarë në minutën e 70 pas kartonit të dytë të verdhë. Kjo nuk e ndaloi Teutën për të shënuar sërish me Emiljano Vilën në minutën e 80 pas pasimit brilant të Kallakut. Në këtë sezon Emiljano Vila nuk kishte shënuar asnjë gol, ndërsa në të shkuarin vetëm 1 gol i realizuar. Gjithashtu edhe në sezonin 2020-2021 Vila kishte realizuar vetëm dy gola. Pra në total 3 gola të realizuar në dy sezone e gjysmë të Superiores, por sot ndaj Tiranës realizoi 2 gola në 90 minuta.
Nga krahu tjetër ashtu si edhe pritej, Kastrioti i Celës vazhdon të tregojë muskujt. Pas rritjes së krutanëve pritej që të tregoheshin kockë e fortë në Shkodër, por ndoshta jo të fitonin. Kastrioti arriti ta mund Vllazninë me shifrat 1-0. Goli i vetëm do të shënohej nga ana e Mihanës në minutën e 30 që shtangu në vend Zogovic për të shënuar me portën e boshatisur. Kështu në këtë javë të Superiores humbin tre ekipet e para, Tirana, Partizani dhe Vllaznia. /Sport Ekspres/
Gruda kartoni i dytë i verdhë 71′
Tirana: Bekaj; Haxhiu, Najdovski, Behiratche, Përgjoni; Deliu, Hila, Lushkja; Hasani, Nikqi, Patrick
Teuta: Qirko; Marku, Jazxhi, Kotobelli, Kouros, Gjinollari; Beqja, Kallaku, E.Vila; L.Vila, Gruda
Vllaznia-Kastrioti 0-1 Mihana 30 ‘
Vllaznia: Zogovic; Bulatovic, Shehi, Gurishta, Jonuzi, Mala, Marku, Alvioda, Kruja, Latifi, Balaj.
Kastrioti: Sali; Kodra, Stojanovic, A.Selmani, Zogaj; Karakaçi, Hasani; Mehmeti Mihana, Reginaldo; Greca