VIDEO/ Egnatia fiton thellë me super Dwamena dhe lojtarin e dalë nga Parma, Erzeni i shënon në fund Bylisit

Egnatia është kthyer te fitorja pas shumë kohësh mungese. Ekipi i Tetovës ka fituar me shifrat 4-1 ndaj Kastriotit në një ndeshje spektakolare. Dëamena ishte heroi i takimit me dy gola të shënuara. Greca shënoi golin e nderit të Kastriotit në minutën e 28, që solli barazimin e përkohshëm.

Pasi Dëamena i dha avantazhin 2-1 Egnatia, ishte Redi Kasa, lojtari i dalë nga akademia e Parmës që përfitoi në zonë në minutën e 62 për golin e tretë. Në fund kishte vend edhe për Xhekson që të vuloste historinë e takimit. Nga krahu tjetër, Bylis dhe Erzeni janë ndarë në barazimin 1-1. Të parët kaluan vendasit në avantazh me anë të Eskuerdinha në minutën e 63. Por në të 85 ishte Kahrimanovic që shënoi nga penalltia me stilin “alla Jorginho”. /Sport Ekspres/

Bylis-Erzeni 1-1

Egnatia-Kastrioti 4-1

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *