VIDEO/ Befasi e madhe! Tomori mund me 10 lojtarë në transfertë Dinamon, kryeqytetasit i lënë vendin e parë Skënderbeut

Një befasi e madhe ka ardhur sot nga Dinamo në Kategorinë e Parë. Kryeqytetasit janë mposhtur në shtëpi nga Tomori në shifrat 0-1. Miqtë kanë luajtur me 10 lojtarë që nga minuta e 15 pasi Solomon u ndëshkua me karton të kuq.

Dinamo provoi me të gjitha forcat që të arrinte golin e fitores. Befasia e madhe erdhi nga Tomori në minutat shtesë ku falë një kundërsulmi, Dushkaj tundi rrjetën. Menjëherë pas këtij realizimi u rrit tensioni dhe Taulant Marku u ndëshkua me karton të kuq te Dinamo. Me këtë rezultat është Skënderbeu që mban vendin e parë në Kategorinë e Parë me 2 pikë më shumë se Dinamo. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *