Vetëm një muaj në krye të stolit, Dinamo ndan rrugët me trajnerin italian

Një kaos që vazhdon të mos marrë rrugën e zgjidhjes është fraza që i shkon për shtat situatës së klubit të Dinamos. Si për të mos mjaftuar lufta e madhe për pikë, skuadrës i shtohen edhe problemet në pankinë. Igli Allmuça do të jepte dorëheqjen afërsisht një muaj më parë nga drejtimi i stolit dinamovit, për t’i lënë vendin dikujt tjetër, në mënyrë që në klubin e tij të zemrës të vinte një ndryshim sado i vogël. Në postin e trajnerit do të vinte një emër nga Italia, Mauro Manzoni.

Por aventura e këtij të fundit në skuadrën kryeqytetase do të ishte e shkurtër, teksa klubi i Dinamos ka zyrtarizuar me një postim në faqen e tyre zyrtare ndarjen me italianin. Ka mjaftuar vetëm një muaj në krye të stolit dinamovit, ndërsa Manzoni është detyruar të heqë dorë nga posti i tij dhe shkak për këtë vendim kanë qenë motivet familjare. Dinamo tashmë duhet të vihet në punë për të gjetur pasardhësin e trajnerit italian, megjithëse në gjendjen në të cilën ekipi ndodhet, kushdo që do të ulet në stolin blu e di mirë se do të ketë një detyrë tejet të vështirë përpara./Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online