Kapiteni i Kosovës, Samir Ujkani, luante si “ish” kundër Shqipërisë dhe më shumë se ndeshja, e ka emocionuar pragndeshja, me himnin kuqezi që këndohej nga gjithë stadiumi, ashtu si lojtarët.
“Himnin e kemi kënduar që kur kam qenë te Shqipëria dhe e këndoj gjithnjë, pasi është himni ynë në gjithë botën. E kemi kënduar dhe ishte momenti më emocionues, isha shumë i emocionuar. Shumë lojtarë nuk e kanë kënduar himnin kur luanin me Shqipërinë. Para ndeshje ramë dakord që ta këndojmë himnin”.
“Është ndeshja e katërt që fitojmë dhe e treta që nuk pësojmë. Është një moment pozitiv për ne. E kam thënë gjithnjë që grupi është i ri dhe po rritet. Lojtarët kanë më shumë përvojë. Kjo është rruga, por duhet të jemi me këmbë në tokë”.
“Kundër Finlandës luajtëm shumë mirë por na ka munguar përvojë. lojtarët po rriten dhe po ngrihet niveli. Duhet të kemi shumë kujdes”.
“Nuk kam pasur shumë punë me mbrojt, por për të organizuar lojën. Ka shkuar gjithçka shkëlqyeshëm”.
“Asnjë nuk duhet ta marrë lehtë. Duhet të respektohet çdo kundërshtar. Ne duhet të vijojmë në këtë rrugë dhe me këmbë në tokë. Pas pushimeve duhet të jemi gati”.