Marcelo Troisi u nis drejt Vlorës pak javë më parë për të marrë drejtimin e Flamurtarit. Me shumë entuziazëm mbërriti në Shqipëri, por nuk u arrit marrëveshja në fund me administratorin Sinan Idrizi.
Pak kohë kalojnë dhe trajneri brazilian zyrtarizohet në ekipin e ri. Bëhet fjalë për skuadrën e Ialyos që gjendet në vendin e fundit të kategorisë së tretë të Greqisë. Atje ndodhet në vendin e fundit dhe kjo ishte arsyeja për shkarkimin e teknikut të mëparshëm që ishte Nikos Karabetakis. /Sport Ekspres/