Tre takime miqësore përpara Tiranës, Kukësi lë Shqipërinë dhe stërvitet në Turqi

Ekipi i Kukësit ka udhëtuar drejt Turiqisë, atje ku do të kryejnë fazën përgatitore përpara nisjes së sezonit të ri të “Abissnet Superiore”-s. Verilindorët do të qendrojnë në Bolu për 2 javë dhe do të zhvillojëaty 3 takime miqësore. Më pas e gjithë vëmendja do të jetë te Tirana, me të cilën hapin sezonin 2022/23.

“Ekipi ka udhëtuar mëngjesin e sotëm në drejtim të Turqisë, ku do të kryejë fazën përgatitore për dy javët në vazhdim. Skuadra është grumbulluar në një nga hotelet e Bolu, teksa falë kushteve të përshtatshme klimatike, ekipi do të marrë ngarkesën maksimale para fillimit të kampionatit.

Në tokën turke, skuadra jonë do të zhvillojë edhe 3 ndeshje miqësore, teksa pas dy javësh rikthehet në Tiranë për të përgatitur ndeshjen e parë të Superiores ndaj Tiranës e cila do të luhet në “Kukës Arena””, shkruhet në njoftimin e klubit Kukësi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *