Me ardhjen e muajit mars nisin edhe ndeshjet e para kualifikuese për Kampionatin Botëror Katar 2022. Kosova do të përballet me Spanjën në stadiumin e Sevijës. Sipas medias “Sport”, vendimi i Federatës tashmë ka marrë edhe dritën jeshile nga qeveria. Shteti iberik nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe kjo gjë bëri të mendohej hipoteza e zhvillimit të takimit në një terren neutral, por andaluzuanët kanë vendosur të presin dardanët në vendin e tyre.
Një zgjedhje e tillë nuk është pritur aspak mirë në Serbi, aty ku mediat vuajnë këtë përballje të Kosovës në Sevije. Madje ka edhe nga ato që nuk ngurojnë ta quajnë këtë gjest nga qeveria spanjolle si një tradhëti për popullin serb. “Tradhëti! Spanjollët i kthejnë shpinën Serbisë. Qeveria miraton ndeshjen kundër shtetit të rremë të Kosovës”, është titulli me të cilin hap lajmin “Srbijadanas”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/