“Tirana do ta ndihmojë Partizanin nesër”, ironia e Dabullës për derbin: Mos ta vonojnë shumë largimin e Kolelës

Derbi i kryeqytetit po afron. Nesër në orën 19:00, në “Air Albania”, Partizani pret Tiranën, ku përpos rivalitetit të përhershëm mes këtyre dy skuadrave, në lojë është edhe vendi i parë, teksa diferenca mes tyre është tre pikë. Rezart Dabulla është pjesë e panelit të emisionit “Ora Sport” në “Ora TV”, ku ka ironizuar punën e bërë nga Kolela në krye të Partizanit. Ish-lojtari i Tiranës është shprehur se bardheblutë do të ndihmojnë “demat e kuq” në derbi, pasi do të  ndikojnë për largimin e Kolelës nga drejtimi i Partizanit.

“Ne duhet ta ndihmojmë Partizanin nesër. Nëse fiton Tirana nesër, ikën Kolela dhe inshallah vjen një trajner më i mirë. Unë mendoj që ekipet e traditës duhet të kenë trajner shqiptar. Duhet të jenë edhe të aftë, jo vetëm të jenë shqiptarë. Prandaj mendoj që Tirana duhet ta ndihmojë nesër, mos ta vonojë shumë Kolelën. Është mirë për të dyja”, ka thënë Rezart Dabulla./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *