“T’i bënte Guardiola ato që po bën Zidan, njerëzit do e quanin perëndi”

Në prag të finales së Ligës së Kampioneve, mes Real Madridit dhe Liverpulit, ka folur edhe një personazh që i njeh mirë të dy klubet, duke qenë se ka luajtur në të dy krahët, Stiv MekManaman.

Anglezi ka analizuar për The Telegraph finalen e Champions League dhe ka ngritur në qiell cilësitë e Zinedin Zidan, si futbollist dhe si trajner: “Nuk i japin meritat që i takojnë. Zidan mori një ekip që nuk funksiononte në një moment shumë të vështirë. Lojtarët nuk ishin të kënaqur para se të ulej në stol Zidan dhe tani ai ka triumfuar dy herë në Champions. Po ta bënte diçka të tillë Pep Guardiola, njerëzit do e konsideronin një perëndi, do i thurnin himne”.

Stili i Zizusë: “Nuk ka rrahje shpatullash, është njësoj si trajner dhe si futbollist. Ai nuk flet shumë, nuk është ekstravagant në intervista, duke ruajtur gjithnjë elegancë… Nëse fiton, të gjithë thonë që meritën e kanë lojtarët, por ai e ka bërë këtë grup të lumtur”.

I ngjashëm me Del Bosken: “E kuptoj  disa lojtarë nuk duken shumë aktivë, kështu ndodhte edhe me Visente del Bosken. Ai nuk bërtiste, nuk ishte një super arkitekt me seanca stërvitore të veçanta, por e mbante skuadrën të lumtur dhe të bashkuar dhe gjithsecili e dinte vendin e vet. Nuk mbante fjalime motivuese, linte liderët e skuadrës, lojtarët spanjollë, që të flisnin. Zizu duket identik, në fushë Sergio Ramos apo Kristiano Ronaldo janë liderët. Të dish të menaxhosh si duhet lojtarë kaq të fuqishëm e të paguar si Ronaldo është art më vete, duhet të jesh një karakter i veçantë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *