Tha se arbitrat donin të dëmtonin Ballkanin, Ilir Daja ndëshkohet me… 1000 euro

Federata e Futbollit të Kosovës ka ndërmarë masa ndëshkuese ndaj drejtuesëve të skuadrës së Ballkanit, ndër të cilët edhe trajneri Ilir Daja. Trajneri u ndëshkua me 1000 euro pasi u shpreh se arbitrat kishin si qëllim dëmtimin e Ballkanit. Pjesë e disiplinës u bënë edhe tifozët të cilët hodhën shishe në stadium gjatë ndeshjes.

Disiplina mori këto masa:

“Pas përfundimit të ndeshjes, tifozët vendas kanë hedhur shishe PVC dhe një shishe qelqi në drejtim të referit kryesor dhe asistentëve të tij, derisa po shkonin në lokalet zyrtare.Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika C të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë ne shumë prej 1500 euro.

Kryetari i FC ”Ballkani”, Arsim Kabashi nr ID009626M85. Pas përfundimit të ndeshjes, në zhveshtore të referëve, ka hyrë kryetari i klubit Arsim Kabashi dhe i ka kërcënuar, fyer dhe ofenduar ata edhe në baza familjare. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Ballkani-Dukagjini. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika C të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë në shumë prej 1000 euro.

Nd/menaxheri i FC ”Ballkani”, Idriz Hajrizi nr ID 009818M82. Pas përfundimit të ndeshjes, duke hyr në lokalet zyrtare fyen dhe ofendon referët e ndeshjes. Derisa ishin duke shkuar nga kombi i VAR-it në lokalet zyrtare te kolegët e tyre , zv. menaxheri Idriz Hajrizi e fyen, ofendon dhe tenton ta godasë referin e VAR-it Mervan Bejtullahu. Sipas raportit të gjyqtarit të VAR-it të ndeshjes Ballkani-Dukagjini. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika C dhe D të Rregullores disiplinore; Dënohet pa të drejtë ushtrim të detyrës zyrtare  për  3 (tre)  ndeshje të organizuara nga FFK si dhe me gjobë në shumë prej 500 euro.

Kryetrajneri i FC ”Ballkani”, Ilir Daja nr ID028309M66. Pas shënimit të golit nga ana e mysafirëve, filloi me akuza te gjyqtari i katërt se komisioni i FFK-së qëllimisht e ka deleguar për ta dëmtuar ekipin e Ballkanit, meqenëse Mervan Bejtullahu është nga qyteti i Gjilanit! Pas përfundimit të pjesës së parë të ndeshjes, në ambientet e lokaleve zyrtare dhe në prezencë të delegatit të ndeshjes, fillon të ofendojë FFK-në dhe komisionin e saj. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Ballkani-Dukagjini. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika C të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë në shumë prej 1000 euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *