Te Milani besojnë ende, Conti: Synojmë Champions-in, një ekip i tillë nuk qendron poshtë

Te Milani ende nuk e kanë humbur shpresën dhe këtë gjë e ka bërë të qartë edhe futbollisti Conti. Ky I fundit është shprehur se në një klub si ai i kuqezinjve synimet janë gjithnjë shumë të larta, madje shton se objektivi nuk ka ndryshuar as për këtë vit. Edhe pse në një krizë rezultatesh, Conti tregon se Milani do të luftojë deri në fund për të arritur zonën e Champions League për sezonin e ardhshëm. Sa i përket Piolit, tregon se ky i fundit është krejt e kundërta në krahasim me më parë.

“Është krejt e kundërta nëse e krahasojmë më parë. Në stërvitjen e përditshme ka më tepër intesitet dhe nëse bën një gabim të tërhiqet vëmendja. Kjo na motivon që të bëjmë gjithnjë e më pak gabime. Ne kemi dhënë shenja përmirësimi dhe tani duhet të vazhdojmë të punojmë.

Kur luan me Milanin objektivat janë gjithnjë të larta. Champions League është sërish objektivi ynë për këtë sezon, pavarësisht fillimit të ndërlikuar. Duhet të ngjitemi sërish lart në renditje, pasi një ekip si Milani nuk mund të qendrojë poshtë”, ka thënë Conti./Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online