Ilir Daja po vazhdon që të arrijë rezultate të larta edhe në këtë eksperiencë të re në karrierën e tij, teksa ka marrë drejtimin e Partizanit. Tekniku i të kuqëve ishte i ftuar në emisionin “Pressing” që transmetohet në “ABC News” duke treguar se skuadra e tij po qëndron me këmbë në tokë dhe se vendi i parë aktualisht nuk është domethenës, Daja thekson gjithashtu faktin se derbi është mbetet për t’u fituar.
“Të drejtosh Partizanin, do të thotë që presioni për marrjen e rezultateve pozitive është prezent, pavarësisht merkatos së bllokuar. Jemi me këmbë në tokë, nuk kemi dalë me objektiva përfundimtare për fundin e kampionatit, nuk do të ishte normale në situatën që jemi. Nuk do të thotë asgjë që jemi në vendin e parë, rëndësi ka të kemi vazhdimësi në lojë, më pas do të vijë edhe vazhdimësia në rezultate.
Të drejtosh 3 skuadrat e kryeqytetit, tre më të titulluarat në Shqipëri, është vlerësim i madh. Unë jam tifoz me skuadrën që drejtoj, tani jam tifoz i Partizanit. Ky është profesioni. Ku kam qenë kam dhënë maksimumin, duke respektuar kundërshtarët, por më shumë ekipet që drejtuar. Patjetër që tani jam tifoz i Partizanit. Derbi? Është për t’u fituar”, tha Daja. /Sport Ekspres/