Shqipëria i dha fund mbrëmjen e djeshme fazës kualifikuese për Europianin e 2020-s dhe tashmë Kombëtarë do i lërë sërish vendin Superiores për të vazhduar aty ku e la. Java e 13 e kampionatit do të luhet e ndarë në dy ditë, me Partizanin dhe Laçin që do të hapin serinë e takimeve ditën e premte në orën 18:00.
Ndërkohë, vetëm një ditë më vonë do të zbresin në fushë të gjithë ekipet e tjera. Kukësi do të presë surprizën e këtij sezoni, Bylisin, në takimin që do të luhet në orën 13:30, në të njëjtën khë kur do të përballen me njëri-tjetrin edhe Flamurtari me Luftëtarin që luftojnë në zonën e ftohtë.
Dy përballjet e mbetura do të luhen në orën 16:30, kur Tirana do të udhëtojë drejt Korçës ku do të gjejnë Skënderbeun, ndërsa Vllaznia do të presënë Shkodër Teutën e drejtuar nga Bledi Shkëmbi./Sport Ekspres/