Superiore, “top dhe flop”

Ilir Daja – Thonë që me këtë Skënderbe kushdo del kampion, por askush nuk ka dalë kampion 3 herë si trajner me 3 skuadra të ndryshme. Nën drejtimin e Dajës nuk i fitua vetëm titulli. U arrit edhe kualifikimi në grupet e Europa Ligës.

Guri dhe Abazaj – Erdhën në oskarin e futbollit nga rrugicat tërë baltë të së shkuarës. Ata e dinë ç’kanë hequr që të hipin mbi tapetin e kuq. Çfarë sezoni! Gola dhe emocione. Njëri tek Anderlehti, tjetri tek Ostende. 1.5 milionë euro shitje për të dy.

Luftëtari – Top, top, top. Projekt fantastik. Buxhet i kujdesshëm, lojtarë që dikur bënin kamerierin, rroga të vogla, por shumë nuhatje. Në 3 vjet u rikthyen në Superiore, bënë gjithë Shqipërinë të fliste për ta, mundën këdo që u doli para dhe në fund fituan Europën. Sukses sportiv dhe financiar. Shembull për t’u marrë.

Flopet

Mbi të gjitha Moxhi – U shfaq verën e shkuar si njeriu që do rikthente kampionatin te Partizani. Aq shumë besoi presidenti Demi, sa i la çek të bardhë dhe besimin e duhur. Njeriu që ka tronditur për mirë dhe për keq futbollin italian rezultoi një dështim. Askush nuk e di më ç’bën.

Flamurtari – Në fushë dhe në zyrë. U projektua për të arritur të paktën vendin e dytë dhe zuri vendin e gjashtë. U projektua për të luajtur në Europë, por edhe nëse do ia dilte sportivisht, do digjej nga pikëpamja administrative. Nuk mori dot licencën.

Gjyqtarët – Flop është shumë përkëdhelës për ta. E pabesueshme çfarë gabimesh kanë bërë. Nëse nuk i vret ndërgjegjja, atëherë nuk janë njerëz.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *