Problemi i përfolur te “Air Albania”, FSHF sqaron opinionin për personat para dhe tetraplegjik

Në mbrëmjen e djeshme është inaguruar edhe stadiumi “Air Albania” atje ku Shqipëria është ndeshur ndaj Francës. Me shumë kërshëri dhe vëmendje të madhe është pritur ky moment, ndërsa atmosfera ishte e jashtëzakonshme.

Por në media është përfolur edhe për një problem sa i përket personave para dhe tetraplegjik që u panë jashtë stadiumit. FSHF nëpërmjet një deklarate të fundit njofton se kishte një difekt teknik sa i përket ashensorëve që nuk kanë funksionuar dhe personat janë ngjitur në stadium nga vullnetarët. /Sport Ekspres/

Njoftimi i plotë

Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të sqarojë të gjithë opinionin publik në lidhje me problematikën e ndeshur ditën e djeshme me rastin e ndeshjes Shqipëri-Francë, me personat para dhe tetraplegjik.

Të gjithë personat para dhe tetraplegjik si dhe shoqëruesit e tyre, të cilët vijnë në çdo ndeshje ndërkombëtare pas listës që sjell Shoqata e drejtuar nga Ndrek Ismajli, kanë marrë badge-in përkatës për të hyrë në stadium. Në Air Albania Stadium janë vendet për këtë kategori dhe shoqëruesit e tyre, tualetet përkatëse dhe çdo facilitet i kërkuar nga standartet ndërkombëtare.

Ditën e djeshme për shkak të një defekti teknik, ashensorët e tyre nuk kanë funksionuar dhe të gjithë personat janë ngjitur në stadium nga vullnetarët, kompania e sigurisë e kontraktuar nga FSHF dhe stafi jonë, duke i mundësuar ndjekjen e ndeshjes në vëndet e tyre.

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online