Stiven Shpendi ka realizuar 9 gola me Cesenan në Serinë C. 19-vjeçari ka marrë vëmendjen e disa skuadrave të njohura në Serinë A, por po vazhdon që të rritet te Cesena. Në këtë ekip gjendet edhe vëllai i tij binjak, Cristian Shpendi.
Në një rrëfim të fundit për mediat italiane, Stiven ka treguar refuzimet që ka marrë në nisje të karrierës. “Prindërit e mi emigruan nga Shqipëria në vitet 90. Më parë na kanë refuzuar disa emra të mëdhenj të ekipeve pasi thoshin se ishim të dobët. Këtu në Serinë C luhet futboll i vërtetë. Tani jam duke studiuar Hojlund dhe ëndërroj që të luaj në Serinë A”, tha Shpendi. /Sport Ekspres/