Nëse do të zgjidhnim që të përmendim dy emra që pritet të jenë “heronjtë” e ri të Shqipërisë, do të ndaleshim te Anis Mehmeti dhe Adrion Pajaziti. I pari nuk ka shumë nevojë për prezantim tanimë, ndërsa edhe Pajaziti ka të njëjtin klas në lojë. Aktualisht pjesë e Fulham, lojtari shqiptar ka shkëlqyer në ndeshjet e fundit me ekipin U-21 të anglezëve duke tentuar edhe një gol nga gjysmëfusha ndaj QPR, atje ku traversa e ndali. Në tre ndeshjet me Shqipërinë U-21, mesfushori 20-vjeçar ka shënuar 3 gola në 3 ndeshjet e para.
Por në Angli kanë vendosur që futbollisti të përshtatet me lojën e vërtetë, për të dalë nga moshat. Kështu sipas raportimit të mediave britanike, Pajaziti do të shkojë në Norvegji te Haugesaund në formën e huazimit për të marrë minutat e duhura dhe më pas për t’u rikthyer sërish në Angli. Haugesand e mbylli kampionatin e shkuar në vendin e 10, ndërsa ky sezoni i ri fillon në muajin prill. Mungon ende zyrtarizimi i kësaj marrëveshje, por çdo gjë duket e mbyllur. /Sport Ekspres/