Kalendari i Superiores për javën e 13 të kampionatit ka pësuar ndryshime. Ndeshjet e kësaj jave do të luhen të ndara në tre ditë dhe jo në dy siç ishte planifikuar më parë. Kështu Superiorja do të nisë ditën e shtunë me tre përballje. Dy të parat do të luhen në orën 13:30, ku Kukësi do të masë forcat me ekipin e Bylisit në “Elbasan Arena”, si dhe Flamurtari do të luajë kundër një kundërshtari direkt për luftën e mbijetesës si Luftëtari. Ndeshja e fundit për ditën e shtunë do të nisë në orën 16:30, me një përballje të fortë midis Skëderbeut dhe bardhebluve të Tiranës.
Ndërkohë takimi mes Vllaznisë dhe Teutës është planifikuar të luhet ditën e dilë në orën 16:30, ku të dyja ekipet do të zbresin në “Loro Boriçi” për të marë tre pikët. Sa i përket kryesfidës së mbetur mes Partizanit dhe Laçit, do të zhvillohet ditën e hënë në orën 18:30, ku demat e kuq duhet përmbushin misionin e tyre për të ruajtur kreun, megjithëse përballë do të kenë kurbinasit, që nën urdhërat e Cungut kanë treguar se nuk njohin kundërshtar në fushën e lojës./Sport Ekspres/