Problemet me fushën e “Selman Stërmasit” detyruan Partizanin që ndeshjen e planifikuar me Laçin për të premten, të shtyhej diku tjetër. Rrugëzgjidhjet janë parë për një nga stadiumet me të afërta të kryeqytetit duke shfrytëzuar edhe ditët e fundjavës. Megjithatë sipas lajmeve që qarkullojnë në media, ekipi i Lerdës i duhet të presi deri të hënën.
Përcaktimi i zhvillimit të ndeshjes është përcaktuar të luuhet në fillim të javës në Elbasan. Duke mos patur alternative tjetër, edhe Laçit i duhet të udhëtojë disa kilometra më tepër. Kështu të dy skuadrat do të luajnë në “transfertë” takimin që nisnë orën 18:00. Stadiumi “Elbasan Arena” nuk është i panjohur për të kuqtë pasi me nisjen e punimeve të “Qemal Stafës”, Partizani luajti dy fazat e para të sezonit pikërisht në Elbasan./Sport Ekspres/