Shqipëria e ka zhvilluar ndeshjen inaguruese në “Air Albania” atje ku ka humbur me rezultatin 0-2 ndaj Francës. Një festë e vërtetë ishte për gjithë shqiptarët, sidomos me ceremoninë hapëse.
Përgjegjësinë kryesore për drejtimin e saj e kishte Ardit Gjebrea. Por si rrallëherë më parë kur himni këndohet në stadium dhe pa u vendosur në rregjistrim, nuk ishte tenori Kastriot Tusha, por Juliana Pasha. Pikërisht për këtë detaj ka pasur edhe një kritikë të fortë nga ana e Tushës:
“Unë e prisja që Gjebrea të më dërgonte një ftesë, pasi e doja unë që ta këndoja himnin shqiptar ndaj Francës. Më parë më ka ftuar gjithmonë miku im, Armand Duka. Por këtë herë si përgjegjës ishte Gjebrea. E kuptoj këtë modernizimin e muzikës, por prisja që aty dhe në atë moment të ishte një tenor. Nuk e kuptova vendimin e tij”, ka thënë Tusha. /Sport Ekspres/