Pjesa e parë e derbit të zjarrtë të kryeqytetit ka përfunduar me rezultatin 1-0 për Partizanin. Mba shënoi në minutën e 20 dhe prej atëherë Tirana është përpjekur të rrezikojë më tepër portën e të kuqve. I pyetur në përfundim të pjesës së parë nga Gentian Alinani në “Oversport”, Bruno Lulaj është shprehur se bardheblutë do të përpiqen të korrigjojnë gabimet dhe të përmbysin sfidën.
“Sigurisht që nuk jemi dorëzuar. Do të përpiqemi në pjesën e dytë të korrigjojmë disa gabime që kemi bërë. Të shënojmë golin e barazimit dhe pse jo, edhe golin e fitores. Ndryshimi i pozicionit me Behiratçen? Trajneri kërkoi që të avancoja pak më shumë me topin. Mendoi këtë ndryshim dhe të shpresojmë për më të mirën“, ka thënë Bruno Lulaj./Halit Delibashi-Sport Ekspres/