“Nuk e meritonim, për disa nga ne ishte rasti i fundit për të shkuar në Botëror”, Gjimshiti: Nuk e meritonim

Ëndrra e shqiptarëve për të parë Shqipërinë në finalet e Kupës së Botës 2026 ka marrë fund në Varshavë. Kuqezinjtë janë mposhtur në Poloni me rezultatin 1-2, në ndeshjen e vlefshme për gjysmëfinalen e fazës “play off”. Pas përfundimit të lojës, trajneri dhe lojtarët kanë dhënë intervistat e tyre për mikrofonin e “TV Klan”.

Gjimshiti: “Është e vështirë për të gjetur fjalët. Për disa nga ne ishte mundësia e fundit për ta dërguar Shqipërinë në Botëror. Shpresoj që çunat e rinj ta dërgojnë Shqipërinë në Botëror. Nuk e meritonim këtë. Tani është e thjeshtë pas ndeshjes. Ata kishin më shumë fizik. Ne na mungonin disa lojtarë që ishin pak më shtatlartë. Nga gabimet gjithmonë mëson diçka më tepër. Shpresoj të paktën të na bëjë krenar Kosova dhe ta fitojë ndeshjen me Turqinë. Ndoshta i zhgënjyem pak tifozët, por të shpresojnë që t’i kemi gjithmonë pas”./Sport Ekspres/